Sindikata e “KRM Pastrimi” ka reaguar ndaj një ofendimi që u është bërë punëtorëve të saj, sot gjatë protestës para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Punëtorët e pastrimit, sipas reagimit të nënkryetarit Sindikatës së “KRM Pastrimi”, Shpend Qosa, janë quajtur bërllogxhinj! Nga disa persona të paidentifikuar, të cilët kanë hyrë në turmë, raporton Arbresh.info.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet se disa punëtorë, pjesëmarrës në grevën tonë paqësore, janë ofenduar nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë hyrë në turmë dhe u janë drejtuar me fjalët: “Ecni, hupni prej këtu, bërllogxhinj!””, thuhet në reagimin e Sindikatës së KRM Pastrimi”.
Sindikata e quan të papranueshme këtë sjellje, duke i bërë thirrje organeve të rendit të ndërmarrin masat ndaj të dyshuarve.
Është e papranueshme dhe cenon të drejtën tonë legjitime për të protestuar në mënyrë të qetë për të drejtat tona. I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të na sigurojë mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e grevës, si dhe të identifikojë personat që kanë shkaktuar këtë provokim”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
LEXO EDHE
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim