Inspektori i veterinës në Komunën e Pejës, Arbër Taraku është larguar nga puna, pasi më 16 janar, u kishte bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në përdorimin e produkteve të importuara nga Serbia.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Taraku kishte thënë se produktet serbe nuk kontrollohen, pasi laboratorët në vendin tonë nuk kanë kushte për kontroll të rregullt të produkteve.
Kësaj thirrje ai ia ka pa sherrin, pasi bazuar në fletëparaqitjen e drejtorit të Inspektoratit komunal, Demë Dashi, arsyetimi i vendimi të largimit të Tarakut nga puna është “tejkalimit i autorizimit-kompetencave të veta duke publikuar në Web faqen e Facebookut”.
Taraku ka deklaruar për KP se vendimi për largimin e tij nga puna është bërë ekskluzivisht për shkrimin në Facebook, e sipas tij kjo thirrja i paska prish punë dikujt.
“Qesharake është që inicimin e procedurës disiplinore e bënë një drejtor, që para dy muajsh ishte nxjerr me duar lidhur nga zyrat e Komunës për vepra penale korruptive, dhe në vend që ai të jetë në shtëpi sot, një i akuzuar për korrupsion, më largojnë mua nga puna. Kjo është qeverisja lokale e Pejës”, ka deklaruar Taraku.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur kurrë asnjë shkelje në punë gjatë 10 viteve sa ka punuar, por është mundura për të mirën e qytetit të Pejës.
“Merret vendim pa bazë ligjore. Këta njerëz mendojnë që Komuna është private e tyre, i mbajnë në presion të gjithë zyrtarët e Komunës, po ashtu dhe qytetarët e Pejës”, pohoi Taraku.
KP është munduar gjatë ditës të kontaktojë edhe drejtorit të Inspektoratit komunal, Demë Dashi, por kjo ka qenë e pamundur.
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah ju...
Inhalim nga kosherja e bletëve- mrekullia e mjekësisë altern...
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Simeone: Liga e Kampionëve është qëllimi ynë
BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dës...