Policia është duke qëndruar në lagjen “Bregu i Diellit”, meqë aty është gjetur një mjet i cili dyshohet se është shpërthyes, raporton arbresh.info.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes”, ka deklaruar Borovci.
Ai u shpreh se Policia ndodhet në vendngjarje.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”./arbresh.info/
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës