Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Podujevë, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar në një shtëpi private dhe kanë vjedhur stoli të çmuara si dhe katër armë zjarri të licencuara.
Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi ka raportuar më 2 qershor 2026 se vjedhja kishte ndodhur më 6 maj 2026, në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në ora 17:00.
Gjatë hetimeve, policia ka arritur të gjejë një pjesë të stolive të arit, të cilat i janë kthyer pronarit.
Rasti po hetohet dhe ende nuk ka persona të arrestuar.
– Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Me 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia e tij i kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri (dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike) për të cilat kishte leje përkatëse. Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari të cilat i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante./Arbresh.info
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...