Dy minatorë të Trepçës kanë pësuar lëndime në vendin e punës mbrëmjen e së shtunës.
Bëhet fjalë për Elson Rrustemin dhe Përparim Beqirin, të cilët kanë marrë lëndime në sy si pasojë e pluhurit që është shpërndarë gjatë fryerjes së një gome.
Lidhur me rastin, ndërmarrja Trepça ka dhënë detaje përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se punëtorëve fillimisht u është ofruar ndihma e parë në vendngjarje, ndërsa më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Tutje, Trepça bën me dije se me të marrë informacionin për lëndimin e punëtorëve zyrtarisht e ka njoftuar inspektoratin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
“Po ashtu, është formuar Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A., i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e situatës dhe është në përgatitje të raportit zyrtar. Trepça Sh.A. është e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar një ambient pune të sigurt, duke ndërmarrë masa parandaluese, duke zbatuar standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe duke investuar në trajnimin e punëtorëve me qëllim që të minimizohen rreziqet dhe të parandalohen lëndimet në vendin e punës”, thuhet në njoftim.
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...