Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë një apel publik për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion gjatë ditëve me reshje të mëdha shiu.
Në një postim në Facebook, Durmishi ka tthënë se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë të mobilizuara dhe po e monitorojnë situatën në të gjitha akset rrugore.
“Gjatë këtyre ditëve kur është paralajmëruar reshje të mëdha shiu, ju bëjmë apel për kujdes të shtuar në komunikacion…Nuk ka vend për shqetësim, mjafton të tregojmë kujdes dhe përgjegjësi në trafik”, ka shkruar ai.
Zëvendësministri ka siguruar qytetarët se institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë, ndërsa u ka bërë thirrje që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin rreziqet e panevojshme.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...