Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim Ambasadorin e Hungarisë, József Bencze, me të cilin diskutuan rreth gjendjes aktuale në institucionet korrektuese dhe mundësisë së bashkëpunimit të të dyja vendeve në fushën e korrektimit.
Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Thaçi gjatë takimit e informoi, Bencze, rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, reformave, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë “Covid 19” brenda institucioneve korrektuese, si dhe programeve trajnuese për stafin dhe të burgosurit, raporton arbresh.info.
“ Ambasadori, z. Bencze, falënderoi Drejtorin Thaçi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për ta mbështetur SHKK-në në rrugëtimin e saj drejt reformave dhe avancimit të vazhdueshëm, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në atë të burimeve njerëzore. Po ashtu, për oficerët korrektues studentë të nivelit master të fushës së sigurisë dhe asaj të korrektimit të të burgosurve ofroi mundësi studimi në universitetet e Hungarisë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit, në atë mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella, të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...