Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, shpreson se të hënën do të rifillojë procesi mësimor në këtë qytet.
“Ka lëvizje pozitive që të hënën të rifillojë procesi mësimor në Prizren”, tha Susuri për ‘RTVB’.
Ai, tregon se për fillimin e procesit mësimor janë të interesuar edhe disa mësimdhënës dhe Këshillat e prindërve.
“ I kam nënshkrimet të Këshillave të prindërve dhe të një numri të mësimdhënësve të cilët kërkojnë fillimin e procesit mësimor”, shprehet ai.
Greva e mësimdhënësve në shkolla, ka hyrë në javën e dytë edhe në Prizren.
Ata kanë refuzuar ofertën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave.
Drejtori Susuri tha se të gjithë mbështesin kërkesën e mësimdhënësve për pagat, por jo edhe për formën e protestës.
“Edhe unë do të dal bashkë me mësimdhënësit në protesta, por jo të mbesin fëmijët në shtëpi”.
Selin Bollati rrëfen emocionet pas fitores: Jam në shok dhe ...
Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbës...
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një ...
Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërës...
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...