Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili deri më tani ka qenë në kërkim.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai bëri të ditur se i dyshuari është dorëzuar në stacion i shoqëruar nga avokati i tij sot rreth orës 19:30.
“I njëjti dyshohet për vepra penale që lidhen me shitjen dhe posedimin e lëndëve narkotike. Menjëherë është njoftuar Njësia e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, e cila, në konsultim me prokurorin, do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme ligjore”, njoftoi Bytyqi.
Fazli Ndrecaj ishte në arrati që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
I njëjti është i dyshuar në rastin e 500 kilogramëve narkotikë, konkretisht veprat penale “kultivimin e bimëve narkotike, blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të substancave psikotrope”, si dhe “mbajtjen e paautorizuar të armëve”.
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...