Esktradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari për trafikim armësh dhe municioni

16:45 | 12 Maj 2026
E.H

Policia e Kosovës njofton se një i dënuar është transferuar nga Shqipëria në Kosovë.

Në njoftimin për media thuhet se shtetasi kosovar me inicialet R.F. është dënuar në shtetin e Shqipërisë për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’, dhe i njëjti i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin shqiptar.

“Transferimi u realizua përmes pikës kufitare Vërmicë nën masa të rrepta të sigurisë. Transferimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale