Zëvendëskryeministri i parë në detyrë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në formatin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e BE-së”, i cili u mbajt në Kështjellën e Bratislavës në Sllovaki.
Takimi u organizua nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanár, ndërsa morën pjesë delegacione nga 13 vende, si dhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë seancës hapëse të forumit, kushtuar integrimit gradual dhe bashkëpunimit rajonal, Konjufca theksoi se Kosova mbetet e gatshme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në seancën e dytë, e fokusuar në sigurinë si dimension i ri i integrimit evropian, ai theksoi rëndësinë e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën evropiane të sigurisë.
Konjufca foli për nevojën e forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe ndërveprueshmërisë me standardet e NATO-s, duke shtuar se anëtarësimi i vendeve të rajonit që ende nuk janë pjesë e Aleancës mbetet interes strategjik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
Në fund, ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë