Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Foto nga arkivi

11:01 | 12 Maj 2026
E.K

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas tij, i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.