Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizja Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se Prof. Ass. Dr. Marigona Bekteshi Ferati i është bashkuar subjektit të tij politik dhe do të jetë pjesë e listës për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka cilësuar Bekteshi Feratin si një nga figurat e spikatura të gjeneratës së re në fushën akademike dhe artistike, duke theksuar se ajo është shqiptarja e parë dhe e vetme në Kosovë dhe rajon me PhD dhe Post-PhD në fushën e teatrit.
Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e saj ndërkombëtar, përfshirë përfaqësimin e Kosovës në festivale dhe institucione të ndryshme, si dhe faktin që është fituese e bursës prestigjioze Fulbright Program për vitin 2025/2026./Arbresh.info
Postimi i plotë:
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...