Në intervistën për ‘Sputnik’, Dodik tha se çizmet ushtarake mund ‘t’ia veshë një maceje. duke theksuar se nuk duhet të luhet me forcën dhe vendosmërinë e serbëve, transmeton Arbesh.info.
“Populli serb është popull tolerant, por nuk është i gatshëm ta humbasë dinjitetin e tij”, ka thënë Dodik.
Dodik i dha porosi popullit serb të bashkohen rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, ide që sipas tij duhet udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, edhe pse, siç tha ai, Vuçiq po ndjen vështirësi në këtë proces.
Ai ka shtuar se Serbia ka përkrahjen e ‘Republika Srpska’ sa i takon idesë së korrigjimit të kufijve.
Për mundësinë që çështja e Kosovës të shkojë përsëri në OKB, ai tha se deri më tani askush nuk e ka hequr Rezolutën 1244, dhe se duhet të respektohet nga të gjitha rezolutat e OKB-së.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116