Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LVV-së, Hajrullah Çeku ka vizituar disa fshatra të kryeqytetit.
Sipas Çekut, Sinidolli, Milevci, Truda dhe Bardhoshi, përballen me të njëjtat mungesa elementare si mungesë e rrugëve kualitative, kanalizimit, mbeturinave, ndriçimit publik, ujit të pijshëm, transportit publik gjithpërfshirës, çerdheve e shkollave, transmeton Arbresh.info
“Në secilin fshat të Prishtinës që shkojmë gjatë vizitave tona, ndjenja është e njejtë. Është përjetim i braktisjes. Sinidolli, Milevci, Truda dhe Bardhoshi, përballen me të njejtat mungesa elementare: mungesë e rrugëve kualitative, kanalizimit, mbeturinave, ndriçimit publik, ujit të pijshëm, transportit publik gjithpërfshirës, çerdheve e shkollave”, ka shkruar Çeku në llogarinë e tij në Facebook.
Ai është zotuar se fshatrave të Prishtinës do t’ua kthej standardin e jetës me të gjitha kushtet e nevojshme.
“Punët tona janë të qarta, hapat janë konkretë. Fshatrave të Prishtinës do t’i kthehet standardi i jetës me të gjitha kushtet e nevojshme, ashtu që agroturizmi të merr hov, zhvillimi ekonomik të jetë i pandalshëm, e jeta e fshatit të bëhet më atraktive jo vetëm për banorin, por edhe për turistin”, tha Çeku./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116