Kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, u pritën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zyrtarja komerciale, Rama Muhammed.
Gjatë takimit, kryetari Krasniqi prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga DhTIK në përkrahje të bizneseve dhe falënderoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.
Drejtori Ahmeti theksoi rëndësinë e veçantë që ka bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke nënvizuar se zhvillimet e fundit përbëjnë një sinjal shqetësues për klimën e biznesit në vend.
Nga ana e saj, znj. Muhammed falënderoi drejtuesit e DhTIK-së për informacionet mbi situatën aktuale ekonomike dhe sfidat e bizneseve./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116