Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e djeshme që tronditi qytetin e Mynihut në Gjermani, ku një grua me origjinë nga Kosova u plagos rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj, gjithashtu kosovar, në prani të djalit të tyre shtatë-vjeçar.
Siç raporton mediumi gjerman ‘Bild’, S.K. (33 vjeç) ka goditur bashkëshorten e tij, S. K. (31 vjeçe), mbi pesë herë me thikë.
Pas sulmit, S.K. nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por qëndroi aty dhe fliste në telefon, ndërkohë që gruaja e tij ishte në gjendje kritike.
Çifti, që ka dy fëmijë – një vajzë 4 vjeçe dhe një djalë 7 vjeç – kishte pasur raporte delikate për vite me radhë.
Bildi ka raportuar se i dyshuari ka precedent penal dhe ka qenë i dënuar më parë për dëmtim trupor dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes ndaj gruas së tij.
Ai ishte dënuar me 300 ditë gjobë pasi më 17 janar kishte sulmuar Sabrinën dhe e kishte tërhequr për flokësh, duke shkaktuar dëmtime në fytyrën e saj.
Atij iu ndalua të afrohej në më pak se 100 metra nga banesa e saj, por ai kishte shkelur këtë ndalim katër herë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Munih: Burri ther me thikë gruan në sy të djalit 7-vjeç, raportohet se janë nga Kosova
Bellingham në krizë forme para Botërorit
Kurti: Kosova e hapur për investime dhe partneritete serioze...
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...