Në fund të tetorit, qeveria e re e Sirisë e njohu Kosovën si shtet duke u bërë njohja e tretë sivjet pas Sudanit dhe Kenisë. Duke i reaguar vendimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati paralajmëruar “diçka që do t’i bënte të lumtur” duke ironizuar, por ato 10 ditë kanë kaluar dhe “befasia” ka dështuar.
Siria e njohu Kosovën më 29 nëntor. Reagimi i presidentit serb erdhi qysh të nesërmen, ka raportuar mediumi N1. Ai pati thënë se shqiptarët mund të ndihen të kënaqur, por se ai nuk do të “flasë shumë por do të veprojë”.
“Në 10 ditët e ardhshme, edhe ne do të kemi diçka që do t’i bëjë të lumtur. Kjo është maratonë, jo garë 50-metërshe. Duke marrë në konsideratë se me kë jemi në garë, që janë më të fortit në botë, dhe që duan ta vjedhin tokën dhe territorin tonë, mirë po mbahemi”, pati thënë ai.
Por këto 10 ditë kanë kaluar dhe presidenti serb ka dështuar në “befasinë” e tij.
Siria u bë shteti i 120-të që njohu pavarësinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ia atribuoi meritat Turqisë për këtë njohje./koha
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...