Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të ditur se në fundjavë do të zhvillohet një takim mes kreut të këtij subjekti politik, Fatmir Limaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti.
Izmaku në tëvë1 ka thënë se takimi do të realizohet me ftesë të Limajt, ndërsa është shprehur optimiste për një epilog pozitiv.
“Besoj se do të jetë në fundjavë, nuk jam e sigurtë nëse saktë do të jetë të shtunën apo të dielën mirëpo sigurisht që deri në fundjavë do të kemi një takim të kryeministrit në detyrë edhe të liderit tonë Limajt. Këtë herë me kërkesën e Limajt dhe besoj që do të kemi një epilog pozitiv”, ka thënë Izmaku.
E pyetur nëse ka ndryshim të qëndrimeve të Vetëvendosjes apo të Nismës, ajo ka mohuar një gjë të tillë duke theksuar se nuk ka pasur as tërheqje e as lëshime, por përpjekje për një zgjidhje.
“Dua ta shoh më shumë një fortësim të përpjekjeve për të pasur diçka pozitive, ndërsa nuk kisha thënë asnjë tërheqje apo asnjë lëshim pe, përndryshe ne jemi ende në pistën e fillimit të bisedimeve ..”, është shprehur ajo.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...