Deputeti i LDK’së, Fatmir Rexhepi, ka komentuar zhvillimet politike me partnerin e tyre të koalicionit, AAK.
Rexhepi për Klan Kosova ka deklaruar se nuk është fundi i botës nëse AAK largohet nga koalicioni, dhe sipas tij nëse kjo ndodhë, do duhej konsensus për një Qeveri e cila do të çonte përpara proceset e mbetura.
”Nëse AAK, e ka vendos të largohet, nuk është fundi i botës. Largohet AAK, se si bëhet koalicioni e shohim në momentin kur krijohen rrethana të reja”.
”LDK-së më së miri i konvenon t’i fitojë votat vetë, por s’po mundet të fitojë ashtu asnjë parti vetë. Nëse AAK vendos me dalë, duhet ta gjejmë një konsensus më të gjerë”.
”Kush e do Kosovën le ta mendojë më të mirën. E kem për borxh që brenda një viti, që nëse AAK del nga koalicioni, të kemi një Qeveri për t’i përmbyllur proceset e mbetura”.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116