Deliu-Kodra kritikon ndarjen e 100 eurove: Qytetarët e Kosovës nuk janë lypsarë

09:57 | 22 Maj 2026
E.K

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e një pagese prej 100 eurosh për disa kategori qytetarësh, pak ditë para zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë “lypsarë”

“Kur një qeveri kujtohet për qytetarët vetëm pak ditë para zgjedhjeve, atëherë problemi nuk është te 100 eurot, por te mënyra si e sheh qytetarin. Kosovarët nuk kanë nevojë për lëmoshë elektorale. Kanë nevojë për paga dinjitoze, ekonomi të fortë dhe perspektivë që të rinjtë të mos e shohin largimin si zgjidhje. Vota e qytetarëve të Kosovës ka më shumë vlerë se çdo tentim për ta blerë me para të momentit. Më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën – në një vend me zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie për të gjithë”, tha ajo./Arbresh.info