Në qershor të këtij viti, një person ka deklaruar se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij.
Por, policia ka njoftuar se pas hetimeve ka rezultuar që personi i lartcekur dyshohet se ka deklaruar rrejshëm.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në qershor të vitit 2025 nga një person mashkull kosovar në cilësi të ankuesit, kishte pranuar informacion se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, pasi ky i fundit i kishte blerë nga bashkë aksionarët e tij”, thuhet në njoftim
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore gjatë të cilave janë siguruar dëshmi nga të cilat rezulton se personi i lartcekur dyshohet se ka deklaruar rrejshëm. Me këto veprime, i dyshuari mashkull kosovar ka konsumuar veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”, për çka i njëjti me datën 22.12.2025 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...