Sonte është bërë hapja e unazës së brendshme të Prishtinës, ku përveç kryetarit të komunës, Përparim Rama, pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani.
Para mediave, Rama u shpreh se ky është një projekt madhor dhe se ndihmon shumë trafikun e kryeqytetit.
“Është një projekt madhor për kryeqyetin, që jemi duke punuar qe një kohë goxha të gjatë dhe sot po e bëjnë hapjen. Përveç asfaltimit, është edhe ndriçimi dhe pjesët për këmbësorë”, tha ai.
“Është një aks kyç për kryeqytetin, pra unaza e brendshme, e cila ka me i ndihmu shumë edhe trafikut në kryeqytet. Tash do të bëjmë pak një ndryshim të lëvizjes së trafikut, si rezultat i këtij projekti të madh, i cili do t’i ndihmojë shumë trafikut në këtë pjesë të kryeqytetit”, u shpreh kryetari Rama.
Se qarkullimi do të jetë më i lehtë në Prishtinë, pas përurimit të kësaj unaze, e tha edhe Osmani.
“Kjo është një e arritur që tregon se kur punohet, kur ka vizion, kur ka projekte, qytetarëve të Prishtinës dhe të gjithë Kosovës u lehtësohet jeta. Ky është një prej projekteve që vërtetë e lehtëson qarkullimin në Prishtinën tonë”, u shpreh ajo.Ndërkaq, Abdixhiku u shpreh i lumtur për këtë projekt, por premtoi mbështetje për unazën e jashtme të kryeqytetit.“Jam i lumtur për këtë projekt kapital, si shenjë ikonike e Prishtinës, sepse unaza e brendshme e kryeqytetit, zgjidh shumë probleme të brendshme të qytetit, por le ta themi qartë se pa unazën e jashtme të kryeqytetit, Prishtina ende është mangu. Do të mbështetim unazën e jashtme të kryeqytetit”, tha ai./Arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur