Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik të papritur në rrugën “Luan Haradinaj”, disa pjesë të qendrës së Prishtinës kanë mbetur pa ujë.
Ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e defektit.
“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Luan Haradinaj’ do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit. Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: rruga ‘Luan Haradinaj’, ‘Qendra’, ‘Dardania’, një pjesë e lagjes ‘Kalabria’”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...