Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror ku konfirmohet se me 18 prill kjo asamble do të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Sipas agjendës, diskutimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë.
Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.
Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.
Ndryshe, Kosova dje (e mërkurë) ka kaluar suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillin e Evropës me miratimin opinionit të raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...