Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë për Ekonomia Online se asnjëra nga partitë në vend nuk ka asnjë arsye për ta kundërshtuar qeverinë e ardhshme të drejtuar nga vëllai i tij.
Haradinaj është shprehur i bindur se Qeveria e re do të krijohet nga koalicioni PAN, dhe do të përkrahet dhe nga Lista Serbe.
“Mendoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë të drejtën ta thonë fjalën e vet në Kuvend. Ne jemi të hapur në bashkëpunim me të gjithë. Nuk besoj që Lista Serbe, ose ndonjë parti politike, ka arsye të fortë ta kundërshtojë qeverisjen e ardhshme”, ka thënë ai.
Haradinaj tutje ka thënë se formimi i institucioneve do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve, pasi shpreh bindjen se kanë mbështetjen e duhur të deputetëve për një gjë të tillë.
“Ne jemi njëherë duke e pritur certifikimin e rezultateve dhe jemi të sigurt që koalicioni vetëm e ka kryer detyrën e vet. Jemi të sigurt që nuk do të humbim kohë dhe besoj se formimi i institucioneve do të jetë shumë i shpejtë menjëherë pas certifikimit të rezultateve”, ka pohuar Haradinaj.
Daut Harafinaj ka folur dhe për kandidaturën e mundshme për kryetar të Komunës së Deçanit, në zgjedhjet që do të mbahen më 22 tetor. “Nëse organet e partisë e marrin vendimin që të jem kandidat, do ta respektoj”, ka thënë ai.
“Unë mendoj se mbështetjen gjithsesi do ta kem, por kjo nuk është situatë në tavolinë; ta shohim njëherë. Organet e partisë do ta marrin vendimin se kush do të jetë kandidat për Deçan… Unë jam një prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa në të ardhmen e afërt të shohim se si vendos partia. Gjithsesi unë jam njeri i partisë dhe respektoj vendimet”, ka pohuar Haradinaj./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...