Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se subjekti i tij politik është përballur vazhdimisht me sfida të mëdha dhe ka arritur t’i tejkalojë ato në momente vendimtare për vendin.
Në Debat Plus, Haradinaj tha se AAK-ja jo vetëm që do ta kalojë lehtësisht pragun zgjedhor në zgjedhjet e 28 dhjetorit, por pritet të jetë edhe pjesë e qeverisë së ardhshme.
“Kjo historia e pragut. A e kalon AAK-ja ka kaluar shumë raste. Edhe një kohë kanë menduar që vetë fillimi i luftës e çlirimi i vendit është prag i kapërcushëm, por kemi dëshmuar që mund ta kapërcejmë. Pastaj, kemi kaluar pragun e krijimit të ushtrisë. Kemi kaluar pragun e taksës 100 për qind për Serbinë. Kemi kaluar pragun kur e kemi nacionalizuar Trepçën, pothuajse i kemi kthyer aksion 100 për qind.
Kemi kaluar shumë pragje. Edhe kësaj radhe Aleanca si kurrë më parë, shumë fuqishëm dot ë jetë pjesë e Kuvendit. Dhe mendoj që nuk do të ketë ekzekutiv pa Aleancën pas këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës