Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se PDK ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëbisedim dhe sipas saj, kjo parti nuk u ka ikur asnjëherë premtimeve.
Në një prononcim për media pas dështimit të seancës së 47-të, Çitaku akuzoi LVV dhe Albin Kurtin për situatën e krijuar.
“PDK asnjëherë nuk u ka ikur premtimeve, PDK vazhdimisht ka qenë e hapur për bashkëbisedim për konstruktivitet, mirëpo tashmë ka kaluar koha e fjalëve, tani duhen vendime konkrete. Dhe barra e përgjegjësisë në këtë situatë i bie grupit më të madh parlamentar LVV dhe Albin Kurtit. Ne mund të takohemi pafundësisht, por nëse Kurti me kryeneçësinë, kokëfortësinë dhe diktatin mundohet që ta shndërroj në instrument të politikbërjes atëherë fatkeqësisht takohemi kot”, deklaroi Çitaku./Arbresh.info
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...