Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila javë më parë kishte thënë se “shqiptarët vijnë nga mali”.
Çitaku deklaratën e Bërnabiqit e ka krahasuar me ato të politikanëve serbë shekuj më parë, sipas të cilëve, shqiptarët ishin ‘njerëz me bisht’.
Çitaku citoi ish-udhëheqësin serb, Vladan Gjorgjeviq, që në shekullin e 19’it kishte thënë se ‘shqiptarët janë me bisht’.
Sipas përfaqësueses së Kosovës në OKB, zyrtarët serbë po vazhdojntë të përdorin gjuhë raciste kundër shqiptarëve, duke iu referuar deklaratës së Bërnabiqit, e cila tha se “shqiptarët janë njerëz të malit”.
“Në mesin e shqiptarëve ai thoshte se duket se ka njerëz me bishta, dhe kjo ka ndodhur në shekullin e 19-të, Tash jemi më shumë se një shekuj më vonë, duke i dëgjuar zyrtarët serb qe vjelin urrejtje dhe vazhdojnë me racizëm”, deklaroi Çitaku.
Ajo thotë se dëshiron ta dëgjojë Bërnabiqin duke deklaruar se shqiptarët janë të malit, para djemëve e vajzave nga Kosova që kanë arritur suksese të shumta në botë.
“Do të doja të dëgjoja këto deklarata nga ata që thanë kur t’i shohin burrat dhe gratë nga Kosova që na bëjnë krenarë cdo ditë, le ta thonë para familjarëve të martirëve…”, ka thënë Çitaku. /Express/
Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...