Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk jep buxhet për kryetarët e komunave nga partitë e tjera.
“Cilin buxhet, Albin? Buxhetin e kujt ‘s’e jep’? Të popullit që e mban këtë shtet me tatime, punë dhe durim, apo të partisë që e ke shndërru në pronë private?”, e ka pyetur Rama Kurtin duke e quajtur deklaratën e tij ‘skandaloze’.
Sipas Ramës, kjo tregon një “tendencë shkatërruese të shtetësisë dhe përçarje të popullit” dhe ka paralajmëruar se përdorimi i buxhetit për ndëshkimin e komunave që nuk janë me pushtetin është një shkelje e parimeve demokratike.
“Buxheti i shtetit nuk është shpërblim as ndëshkim, është detyrim kushtetues! Në demokraci, kush e përdor paranë publike për të ndëshkuar kundërshtarët, është autokrat që fshihet pas fjalëve ‘populliste’”, ka shkruar Rama.
Rama ka kritikuar gjithashtu arrogancën dhe servilizmin që sipas tij, rrethojnë Kurtin.
“Ata që i ke pranë servilët dhe të padijshmit që ta ushqejnë egon përditë ndoshta ta kanë krijuar përshtypjen se je figurë superiore, i pazëvendësueshëm, mbi ligjin dhe mbi kushtetutën. Por nuk je!”, ka shtuar tutje Rama.
Ai ka shtuar se Kosova është shtet demokratik, duke iu drejtuar Kurtit se këtë duhet ta mbaj në mend.
“Këtë duhet ta mbash mend ti dhe ata që i ke afër. Me këtë tendencë shkatërruese të shtetësisë dhe me këtë përçarje të popullit, nuk do të jesh më kryeministër”, ka shkruar Rama.
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...