Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh Burhan Mavriqit, i dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila tha se masa e paraburgimit ndaj Mavriqit është caktuar pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar kërkesën e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit, të cilën kjo Prokurori e kishte dorëzuar më 28 maj 2025. Mavriqi dyshohet se fillimisht e rrahu gjinekologun, e katër ditë më pas i vendosi granatë dore në hyrje të ordinandës.
Çka thuhet në Dosjen e Prokurorisë?
Sipas kërkesës, më 20 maj 2025 rreth orës 21:22 minuta në rrugën “Henri Dynant” në Prishtinë, i pandehuri Burhan Mavriqi me dashje i ka shkaktuar dëmtime trupore të dëmtuarit Afrim Veliu.
Aty thuhet se në ditën kritike, derisa i dëmtuari kishte qenë duke hyrë në automjetin e tij, i pandehuri me dashje që t’i shkaktojë lëndime trupore të dëmtuarit, me mjet të fortë të përshtatshëm për të shkaktuar dëmtime të rënda trupore, e godet disa herë në kokë të dëmtuarin Afrim Veliu, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesën e kokës dhe në trup.
Pas kësaj, thuhet se Mavriqi është larguar në këmbë në drejtim të panjohur, e që pas veprimeve hetimore nga Policia e Kosovës NJHP, është identifikuar i pandehuri.
Prandaj, për këto veprime Mavriqi po dyshohet nga Prokuroria për veprën penale “Lëndim i lehtë rrupor” nga neni 185, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjithnjë sipas kërkesës së Prokurorisë, katër ditë më pas, më 24 maj 2025, i dyshuari Burhan Mavriqi ka vendosur një mjet të rrezikshëm- që dyshohet të jetë granatë dore në hyrje të ordinancës së Veliut.
Sipas Prokurorisë, më datë 24 maj, rreth orës 23:45 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, i pandehuri Mavriqi, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit ndaj të dëmtuarit Afrim Veliu kishte shkuar në hyrje të ordinancës gjinekologjike të Veliut, i shoqëruar nga një person tani për tani i panjohur, kishte vendosur një mjet të rrezikshëm që dyshohet të jetë granatë dore model F1, e më pas i pandehuri së bashku me personin N.N janë larguar në drejtim të Fushë-Kosovës.
Pas kësaj, thuhet se nga Policia është arritur që të identifikohet i pandehuri Burhan Mavriqi, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tij të dëmtuarit Afrim i ka shkaktuar shqetësim të madh, ankth, frikë dhe ndjenjë të pasigurisë.
Për këto veprime, Mavriqi po dyshohet për veprën penale “Kanosje” nga neni 181, par.2 të KPRK-së.
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...