Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për njohjen zyrtare të Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetësisë dhe pozitës ndërkombëtare të vendit.
Në një deklaratë për media, Krasniqi ka theksuar se Siria e çon në 120 numrin e shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe ka falënderuar të gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë qëndruar pranë vendit gjatë këtij procesi.
“Çdo njohje e re është një hap përpara drejt forcimit të shtetësisë, integrimit dhe ringritjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për më shumë miqësi, më shumë diplomaci dhe më shumë besim në vetvete,” ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se vizioni izolues duhet të marrë fund, dhe vendi duhet t’i rikthehet një politike të jashtme aktive, bashkëpunuese dhe dinjitoze, në aleancë të plotë me partnerët strategjikë.
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...