Bashkimit i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përkrahë idenë e kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, që orari i punës në institucione të fillojë në orën 07:00, shkruan arbresh.info.
Në BSPK, i kanë thënë arbresh.info se pavarësisht këtij premtimi e rëndësishme është që të respektohet orari prej 8 orësh dhe pauza.
“Secili institucion mundet me fillu punën në orën sa e cakton ai vetë. Por kryesorja është që të respektohet orari në bazë ligjore prej 8 orësh dhe pauza. Nëse Ramushi mund ta bëjë këtë atëherë i lumtë”, ka thënë një zyrtar i saj.
Ende zyrtarisht nuk ka filuar fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit, por liderët e partive politike vazhdojnë me ture nëpër vende të ndryshme të Kosovës, për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve./ Arbresh.info
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj