Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj homologes së tij serbe, Ana Brnabiq rreth taksës për importin e produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Argumentet e tij shefi i qeverisë kosovare i paraqiti në Vjenë, në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.
Kryeministrja serbe, Brnabiq tha se taksa e vendosur për mallrat që importon Kosova nga Serbia “nuk është vetëm shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, por edhe një diskriminim i pastër ndaj Serbisë dhe çdo gjëje serbe”.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Haradinaj, i cili nuk i dha shpjegime kryeministres serbe nëse do të hiqet kjo taksë, por vetëm sqaroi arsyet e marrjes së këtij vendimi ndaj Serbisë e cila, sipas tij, e ka diskriminuar Kosovën dhe mallrat e saj.
“Asnjë, kamion, asnjë mall, asnjë produkt nga Kosova nuk mund të udhëtojë nëpër Serbi, për tek një ekonomi tjetër për shkak të barrierave jo tarifore”, tha Haradinaj.
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...