Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka dërguar një mesazh shumë të ashpër në drejtim të BE-së, duke thënë se Prishtina nuk po i respekton marrëveshjet.
Ajo ka thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta testojë durimin e Serbisë, por të kuptojë rrethanat dhe të veprojë në bazë të tyre, raporton medium serb ‘telegraf’.
Në një fjalim publik, Brnabic, ka thënë se duhet një durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit e Kosovës, të cilët sipas saj janë “ të papërgjegjshëm, të pa parashikueshëm dhe njerëz që nuk I respektojnë marrëveshjet”.
Ajo ka thënë se nuk e kupton heshtjen e Bashkimit Evropian, që sipas saj po i shërben Prishtinës për më shumë se pesë vite për të mos respektojë marrëveshjet për vizita të zyrtarëve serb në Kosovë.
Kjo deklaratë e Brnabic vjen pas vendimit të autoriteteve kosovare që Vuçiqit t’i lejohet vizita në Kosovë por jo edhe në Liqenin e Ujmanit.
Për kërkesën e Vucicit që ta vizitojë Ujmanin gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka folur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, I cili ka thënë se nuk ka një bazë për një kërkesë të tillë.
Ndërkohë Marko Gjuriq ka publikuar një email zyrtar që e ka pranuar nga autoritetet kosovare, ku thuhet se Vucicit i ndalohet vizita në Liqenin e Ujmanit.
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...