Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka shprehur pendesën e tij që ka votuar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Shkak për këtë, sipas tij, është artikulli i Bashës i botuar vite më parë në bashkëautorësi me Jana Arsovskën në revistën “Open Edition Journalist”, ku përmendet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte e lidhur me rrjete të drogës dhe krimit transnacional.
Në Debat Plus, Brahimaj ka thënë se nuk kishte qenë në dijeni më parë për ekzistencën e këtij punimi.
“Edhe unë e kam votuar zotin Dimal Basha. Me mendimin që ta respektojmë vendimin e Gjykatën Kushtetuese, për të dal nga kjo krizë. Për kohën që bëhet fjalë unë kam qenë në burgun Hagës dhe nuk kam pas njohuri dhe pothuajse se asnjë gazetë nuk e ka përmend deri këto ditë që Basha ka bërë një punim shkencor”.
“Jam i penduar dhe sikur ta dija nuk do ta votoja për asnjë çmim Dimal Bashën. Unë kam kaluar 8 vjet në Hagë dhe jam përballur me lloj lloj akuzash… edhe kolegët e mi po të ishin në dijeni nuk do ta votonin… Për të avancuar brenda VV-së duhet me qene një njeri anti-UÇK”, ka thënë Brahimaj.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...