Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, me 30 janar do të vizitojë Kosovën ndërsa një ditë pas edhe Serbinë.
Vizitën në rajon vetë Borell e kishte paralajmëruar të hënën gjatë një takimi që ka pasur me krye diplomatin gjerman, Heiko Mass, në Berlin.
“Do japim më të mirën nga ne me qëllim të lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi. Unë e kam informuar ministrin me planin tim për t’i vizituar të dy shtetet në fund të kësaj jave”, kishte thënë Borell.
Borell kishte thënë se ishte i sigurt se mund të llogarisë në mbështetjen dhe bashkëpunimin e Gjermanisë për të ndërtuar një politikë të jashtme unifikuese për Evropën.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar