Anëtari nga Shqipëria i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka sulmuar përsëri deputetët dhe anëtarët e tjerë të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Abazi i ka quajtur hajna të gjithë ata të cilët, sipas tij, mbajnë padrejtësisht mandatet e fituara nga VV, për cilët aktivistët e VV-së kanë sakrifikuar.
Abazi ka sulmuar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili javën e kaluar njoftoi për largimin e tij nga VV-ja.
Postimi i plotë i Abazit:
“Të gjithë ata që mbajnë padrejtësisht mandatet e fituara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, aktivistët e së cilës kanë derdhur djersë e kanë sakrifikuar, ndërkohë që Lëvizja ka investuar para për fushatat e tyre, pra të gjithë këta që hoqën dorë nga detyrimet pas zgjedhjeve për të ruajtur vetëm privilegjet, mund të konsiderohen pa asnjë drojë si persona që kanë kryer një hajni të kulluar politike – se ç’kontribut kanë dhënë për shoqërinë përpara se ta kryenin këtë hajni politike nuk ua justifikon hajninë!.
Të gjithë ata që e quajnë këtë etiketë të tepruar, le të shkojnë e t’ia shpjegojnë aktivistëve dhe votueseve të Lëvizjes pse u desh të derdhin gjithë atë mund për këtë lloj hajnie politike. Sigurisht që do të mbetem përherë kundër ofendimeve dhe etiketimeve bosh, por do të mbetem edhe më i përkushtuar për t’i vënë sjelljeve të ulta politike emrin e saktë identifikues të tyre!”, ka shkruar Abazi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...