Rrugët e Prishtinës janë bllokuar të gjitha. Kolona të gjata të veturave po shkaktojnë kaos në Prishtinë. Zjarri i shkaktuar në objektin e FSHMN-së duket se ka shkaktuar kwtw kaos dhe ka bërë që qytetarët të presin me orë në trafikun urban për të shkuar në destinacionin e tyre, shkruan arbresh.info.
Portali arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marr një përgjigje për emrat e rrugëve që janë të bllokuara.
Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se pasojë e kësaj janë kushtet atmosferike dhe nuk ka bllokim.
“Rrugët nuk janë bllokuar. Qarkullimi është dukë u zhvilluar më ngadalë për shkak kushteve atomsferike, është koha kur njerëzit lëshohen prej punës, është një ngarkesë por nuk është bllokim”, ka thënë ajo./arbresh.info/





Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...