Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, ka zhvilluar takime në Bundestag me deputetët gjermanë Peter Beyer dhe Tilman Kuban, ku u fokusua në procesin e integrimit evropian të vendit, dialogun me Beogradin dhe zhvillimet ekonomike në Kosovë.
Gjatë takimit me Peter Beyer, Bislimi theksoi rritjen ekonomike dhe avancimin në indikatorët ndërkombëtarë, duke nënvizuar nevojën që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe që masat e Bashkimit Evropian ndaj vendit të hiqen sa më shpejt.
Me Tilman Kuban, ai ritheksoi rëndësinë e avancimit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe falënderoi deputetët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe partneritetin mes vendeve.
Takimet u zhvilluan në kuadër të vizitës së zëvendëskryeministrit Bislimi në Berlin për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe institucioneve evropiane.
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 68-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...