Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar fshatin Bardhi i Madh.
Ai u ndal te ferma e Amrush Bajqinës, i cili me familjen kujdeset për 30 lopë dhe është një nga furnizuesit kryesorë të qumështit në zonë.
“Pas vizitës në fermë qëndruam shkurtimisht në familjen e Haxhi Hilmi Xhigolin në Bardh të Madh, një njeri që ka dhënë një komtribut të madh për komunitetin në Bardh të Madh. Kontributi i tij i gjatë dhe i sinqertë është i pazëvendësueshëm, duke e bërë atë një figurë të respektuar dhe të nderuar në fshat.
Këto dy vizita na rikujtojnë rëndësinë e njerëzve të përkushtuar – ata që japin për vlera politike e shoqërore, dhe ata që me punën e tyre të përditshme ndërtojnë zhvillim dhe mirëqenie për komunitetin”, tha ai./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...