Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike (PDK), Bedri Hamza, ka mbajtur punëtorinë e radhës në komunën e Ferizajt.
Përmes një njoftimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se gjatë takimeve ka marrë ide të mira për programin e tij, shkruan Arbresh.info.
“Po i bashkojmë qëllimet tona për ta bërë Kosovën më të mire”, ka shkruar ai.
Ai u shprehu mirënjohje qytetarëve të kësaj komune për kontributin me idetë e tyre.
“Ferizaj ishte qyteti i radhës, ku e mbajta punëtorinë me qytetarë dhe mora ide të mira për programin tim. U jam mirënjohës qytetarëve të shumtë anekënd Kosovës, që çdo ditë po angazhohen dhe kontribuojnë me idetë e tyre. Po i bashkojmë qëllimet tona për ta bërë Kosovën më të mirë! Vizitoni faqen time www.bedrihamza.info dhe vazhdoni t’i dërgoni idetë që ju vlerësoni se duhet të jenë pjesë e programit.Bëhuni pjesë e ekipit tim!”, tha Hamza në postimin e tij./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...