Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festivalit ‘Mirdita, dobar dan’.
Përmes një postimi në “X” zyra e BE-së ka shkruar se është zhgënjyese se si ky festival që mbahet që nga viti 2014, e që po ashtu është i financuar nga BE-ja, u ndalua të enjten.
Sipas BE-së, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit mes dy vendeve.
“Zhgënjyese kur mësova se festivali “Mirëdita, Dobar Dan” i financuar nga BE-ja, që zhvillohet që nga viti 2014, u ndalua sot. Kjo iniciativë e lavdërueshme e OSHC-ve ndërton ura ndërmjet popujve, një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të normalizimit Beograd-Prishtinë”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Beograd.
Ndryshe, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik të pjesëmarrësve të festivalit “Mirëdita, dobar dan”./Arbresh.info/
Disappointing to hear that the EU-funded “Mirëdita, Dobar Dan” festival, taking place since 2014, was banned today. This commendable CSO initiative builds bridges between the peoples, an important part of the Belgrade-Pristina normalisation efforts.@EGiaufretEU
— EU u Srbiji (@eusrbija) June 27, 2024
LEXO EDHE:
MPB-ja e Serbisë dha urdhër për ndalimin e “Mirëdita, dobar dan”
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...