Ndryshe nga analisti shqiptar, Andi Bushati , i cili tha se Vetëvendosjes do të duhet kohë që të ketë efekt edhe në Shqipëri, analisti Baton Haxhiu, thotë se partia e Albin Kurtit tajshmë ë ka shtuar rrugën edhe drejt Shqipërisë.
Duke shprehur mendimet e tyre rreth çështjes së aktivizimit edhe në Shqipëri të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndikimit të mundshëm që mund të sjellin fitorja e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë me zgjerimin edhe në Shqipëri.
Baton Haxhiu tha se Vetëvendosje në Kosovë “e ka autostradë të shtruar” suksesin në zgjedhje dhe “e ka shtruar rrugën edhe drejt Shqipërisë”.
Sipas tij kjo do të ndodhë pasi Vetëvendosje do të ketë përpara shumë problematika dhe “mos-zgjidhja e tyre do të jetë arsye për të kaluar nga Shqipëria”.
Krahas kësaj, Haxhiu në Euroneës Albania tha se në Shqipëri ka vetëm një lider “të fuqishëm” duke nënkuptuar këtu kryeministrin aktual
Edi Rama, që sipas Haxhiut mund ta katapultojë veten drejt mandatit të tretë dhe në anën tjetër nuk ka liderë në rritje.
Ndërkohë, Bushati ishte i qëndrimit se një fitore e mundshme e Vetëvendosjes në Kosovë do t’i bënte mirë Kosovës, mirëpo ai tha se ishte skeptik që fitorja e Albin Kurtit atje do të ketë ndikim në Shqipëri.
“Duhet të kemi durim dhe të ketë kohë, sepse lëvizjet duan kohë që të tërheqin besim, prandaj edhe nëse do të ketë një sukses të Vetëvendosjes do të duhet kohë që të ketë efekt në Shqipëri”, tha Bushati.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...