Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim drejtorin e Divizionit të Operacioneve, drejtorisë 1 të Forcave të Armatosura Austriake, Herbert Sailer.
Shefi i KFOR-it në Kosovë e ka njoftuar mysafirin me grada të larta në ushtrinë austriake për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon.
“Gjeneral Barduani dha një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë, duke theksuar angazhimin e vendosur të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e dialogut politik konstruktiv. Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu urimet e tij Gjeneral Sailer për kontributet e gjata të Austrisë në KFOR dhe në paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i ripërsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...