Komuna e Malishevës ka kaluar edhe një sezon që mund të quhet i suksesshëm, sa i përket endemisë me Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), pasi edh këtë vit, deri më tani edhe kur ka përfunduar shkalla e rrezikshmërisë, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me këtë virus.
Kështu ka thënë sot, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha.
“Lirisht mund të konsiderohet vit i suksesshëm, pasi edhe këtë vit, nuk kemi të regjistruar asnjë rast të infektimit me EHKK, e aq më pak të vdekjeve eventuale. Për këtë i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka thënë Berisha.
Sipas tij gjatë sezonit që konsiderohet i rrezikshëm, si komunë kanë qenë të angazhuar, së bashku me stafin e profesionistëve shëndetësorë në Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Sipas njoftimit, gjatë këtij vitit Komuna e Malishevës dhe QKMF në Malishevë, kanë mbajtur ligjërata vetëdijesuese nëpër shkolla, si dhe është vazhduar me spërkatjen apo dezinsektimin, kundër rriqrave si bartës të virusit të EHKK, që është pjesë e kompetencave të nivelit lokal, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK./rtk
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...