Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se më ashpërsimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, do të ndryshohet edhe orari i marketeve.
Sipas tij, nga 15 prilli, kur edhe pritet të hy në fuqi ky vendim, marketet do të punojnë deri në ora 23:00.
“Ky është orari, i cili është për qytetarët, orari I cili është për t’u shërbyer qytetarëve. Nëse nga ora 7:00 fillon qarkullimi i qytetarëve, ata që u shërbejnë do të kenë leje qarkullimi nga ora 6:30, në 22:30 mbaron qarkullimi i qytetarëve, , kurse ata që u shërbejnë qytetarëve, kanë leje qarkullimi deri në orën 23:00”, tha Vitia.
Ministri Vitia bëri të ditur se është hartuar lista e bizneseve të domosdoshme që do të kenë leje qarkullimi në orare të caktuar.
“Te bizneset, bashkë me ministren Hajdari e kemi hartuar listën e bizneseve të domosdoshme që do të kenë leje qarkullimi në orare të caktuara. kurse pjesa e fundit janë organet dhe institucionet të cilat do të kenë leje të qarkullimit për 24 orë, e këtu bëjnë pjesë edhe gazetarët, mirëpo gazetarët kur janë në krye të detyrës”, u shpreh Vitia.
Në anën tjetër ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari tha se ky vendim ishte i domosdoshëm për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Ajo, tha se është në dijeni për goditjen që ka pësuar ekonomia e vendit dhe se me ashpërsimin e këtyre masave vec se do të goditet, mirëpo është në pyetje jeta e qytetarëve.
“Ne e dimë se ekonomia në vendin tonë veç është duke u godit dhe me këtë vendim veç se do të goditet edhe më shumë, por është me rëndësi se nëse ec kjo pandemi, e nëse ne nuk ndërmarrim masa, do të ishte edhe më keq. Do të ishte më keq për jetën e qytetarit, por edhe për ekonominë”, u shpreh Hajdari./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...