Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga Aleanca për Shqiptarët thuhet se “kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, vazhdon me provokimet e tija ndaj një realiteti të pakontestueshëm siç është Kosova e Pavarur”.
“Ky serbofil që sheh ëndrra me sy hapur, harron se është kryetar i Komunës Qendër të Shkupit, kryeqytetit të një vendi që ka pranuar dhe ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran dhe është i obliguar t’i respektojë vendimet e Qeverisë, Kuvendit por edhe Kushtetutën e vendit”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bogdanoviq, shtojnë nga ASH, është i obliguar ta respektoj Kushtetutën e vendit të tij para se ta flasë për Kushtetutë ne Serbisë.
“E përkujtojmë Bogdanoviqin se edhe me Ligjin e Kushtetutës të cilin e propozoj dhe e inkorporoj ASH në ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht kufizohet me Republikën e Kosovën. Bogdanoviq me deklaratën e tij tregon se nuk e respekton Kushtetutën e vendit dhe si i tillë nuk është i denjë për të udhëhequr me një Komunë prandaj duhet te jap dorëheqje menjëherë”, thuhet në njoftimin e ASH-së
“Bogdanoviq me deklaratën e tij bie ndesh me shumicën absolute të shteteve të BE dhe të SHBA të cilët e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran. Ftojmë partinë e tij LSDM të deklarohet se a pajtohet me deklaratat e Bogdanoviqit? Në qoftë se jo, të njëjtit t’i kërkojë të dorëhiqet! Bogdanoviq kurrë nuk e ka pasur përkrahjen e ASH gjatë zgjedhjes së tij për Kryetar të Komunës qendër dhe kurë nuk do ta ketë. Por shtrohet pyetja se si ndihet partneri i tyre i koalicionit BDI që e kanë votuar në zgjedhjet e kaluara komunale? Para se te japë dorëheqje Bogdanoviq është mirë që ta mësojë gjeografinë dhe ta kuptojë se me kënd kufizohet shteti i tij.
Bogdanoviq tju kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës por edhe gjithë shqiptarëve për provokimin e rëndë dhe të pa justifikueshëm”, thuhet në fund të kumtesës së ASH-së.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...