Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi në lokalin e tij gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që shërbejnë për lojëra fati.
Brenda lokalit ishin katër persona duke luajtur bixhoz raporton Policia e Kosovës.
Po ashtu janë konfiskuar pesë kompjuter dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar me procedur të rregullt.
“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 08.02.2022 – 21:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi në lokalin e tij gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që shërbejnë për lojëra fati (bixhoz) si dhe brenda lokalit ishin katër persona duke luajtur bixhoz. Po ashtu janë konfiskuar pesë kompjuter. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/F.B/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...