Një person është arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Fajde’, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ndaj të njëjtit kishte urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 28.10.2023-22:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktivë lëshuar nga Gjykata ( i dyshuar për vepër penale Fajde) . Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...